Ylldren Ibrahimaj asistuesi më i mirë në Norvegji

Ylldren Ibrahimaj është mesfushori i kombëtares së Kosovës, i cili po shkëlqen në Norvegji.

Sport

16/09/2019 10:26

Ibrahimaj luan me skuadrën e Viking, ku në ndeshjen e fundit është aktivizuar si sulmues i krahut të djathtë.

Këtë edicion, kosovari ka shkëlqyer me Viking, sidomos duke dhënë asistime për shokët e skuadrës.

Një asistim ai e ka bërë edhe në ndeshjen e luajtur dje, kundër Odds të Elbasan Rashanit, ndeshje të cilën skuadra e Ylldrenit e fitoi me rezultatin 2:0.

Ibrahimaj asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij, gol që u shënua nga Fredrik Torsteinbo, në minutën e 51’, raporton lajmi.net.

Tashmë, në 21 paraqitje, Ylldreni numëron 2 gola dhe 8 asistime për skuadrën e tij. Me 8 asistime, ai është asistuesi më i mirë në Superligën e Norvegjisë.

Ylldren Ibrahimaj ishte grumbulluar me Kosovën në dy ndeshjet e qershorit, kurse në shtator është lënë jashtë listës së Bernard Challandes /Lajmi.net/