Xhudistët kosovarë fitojnë 11 medalje në turneun e mbajtur në Tiranë
Në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos të mbajtur në Tiranë, morën pjesë 150 garues nga Shqipëria, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Italia dhe Mali i Zi. Nga Kosova, pjesëmarrës ishin xhudistët e klubeve, “Sankaku”, Fushë Kosovë, “Polici”, Prishtinë, “Gjilani”, Gjilan dhe “Ippon”, Pejë. Xhudistët nga Kosova arritën suksesshëm të fitojnë medaljet e arta dhe ato të argjendta.…
Sport
Në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos të mbajtur në Tiranë, morën pjesë 150 garues nga Shqipëria, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Italia dhe Mali i Zi.
Nga Kosova, pjesëmarrës ishin xhudistët e klubeve, “Sankaku”, Fushë Kosovë, “Polici”, Prishtinë, “Gjilani”, Gjilan dhe “Ippon”, Pejë.
Xhudistët nga Kosova arritën suksesshëm të fitojnë medaljet e arta dhe ato të argjendta.
Medalje të arta fituan:
Furkan Kelmendi -“Ippon”- Pejë
Shpat Zeka -“Ippon”- Pejë
Muhamedin Veseli -“Sankaku”- Fushë Kosovë
Florian Gerguri -“Polici”- Prishtinë
Sara Osmani -“Polici”- Prishtinë
Rrezarta Alimi -“Polici”- Prishtinë
Art Thaqi-“Polici”- Prishtinë
Medalje të argjendta:
Dion Sharapolli – “Ippon”- Pejë
Donat Laka – “Ippon”- Pejë
Yll Maliqi – “Ippon- Pejë
Bleona Gerxhaliu -“Polici”- Prishtinë