Xhiroja e fundit në elitën e basketbollit kosovar, këto janë çiftet e plota

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të apo e fundit për garat e rregullta, ku kanë mbetur pak dilema. Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë. ‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë…

Sport

31/03/2023 12:50

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të apo e fundit për garat e rregullta, ku kanë mbetur pak dilema.

Sfida e parë zhvillohet mes Trepçës dhe Vëllaznimit, ku mitrovicasit do të hyjnë në “Play-off”-i nga vendi i katërt, ndërsa kuqezinjtë nga vendi i gjashtë. ‘Xehetarët’ kanë 16 fitore e 11 humbje, ndërsa skuadra nga Gjakova nëntë fitore e 18 humbje.

Rahoveci që ka vetëm katër fitore e 23 humbje, do të ndeshet me Pejën në formë të lartë, që ka 20 fitore e shtatë humbje, madje duke regjistruar shtatë fitore radhazi dhe është favorite ndaj Vreshtarëve.

Bashkimi-Golden Eagle Ylli zhvillohet të dielën në Therandë, me prizrenasit që kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 16 humbje, ndërsa kampionët numërojnë 19 fitore e tetë humbje.

Kjo xhiro përmbyllet me sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit do të luajnë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë, kurse prishtinasit në “Play-off” do të hyjnë nga vendi i parë. Prizreni pas 27 ndeshjeve ka 8 fitore e 19 humbje, kurse Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

Çiftet dhe orari i plotë:

E shtunë

16:30 Trepça – Vëllaznimi

20:00 Rahoveci – Peja

E diel

17:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli

20:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

/Lajmi.net/