Xhensila Myrtezaj: Ky është veç fillimi

Gjersa po shijon suksesin e projektit të saj të fundit të titulluar “Ring dhe Alarm”,këngëtarja Xhensila Myrtezaj po punon rreth projekteve të reja.

ShowBiz

08/06/2015 19:00

Sapo ka publikuar projektin e saj të fundit dhe është në process pune për projektet e ardhshme,këngëtarja do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me reperin Mozzik .

“Jam duke punuar rreth një kënge të re që do ta sjellë në bashkëpunim me një reper të ri por shumë të talentuar dhe ndër më të njohurit së fundmi,kjo këngë po punohet nga Zzap&Chris,të cilët po dominojnë tregun me hite dhe këngë cilësore”,tha këngëtarja duke zbuluar se ky nuk do të jetë projekti i vetëm që do të sjellë gjatë verës,transmeton Lajmi.net

“Ky është veç fillimi,vera sapo ka nisur dhe do të jetë e mbushur me shumë projekte”,shtoj këngëtarja gjersa tha se asnjëherë suksesin e saj nuk e ka matur me të tjerët dhe është munduar të nxjerrë më të mirën nga vetja.(Lajmi.net)