Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheneta Fetahu, ka reaguar për spekulimet rreth rikthimit të saj në shtëpi, duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar…

ShowBiz
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheneta Fetahu, ka reaguar për spekulimet rreth rikthimit të saj në shtëpi, duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar realitetin e dinamikave mes banorëve.
Deklarata e plotë e Xheneta Fetahut:
“Cilin nga ata që pamë në story ta besojmë?
Për të gjithë ata që po spekulojnë mbi minutat e mi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dua ta sqaroj qëllimin e vërtetë përse pranova të bëhem pjesë e sfidës së mosreagimit.
Unë nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim.
Thjesht, për të dëshmuar se njerëzit si ai nuk kanë guxim për t’i thënë gjërat në sy, por i japin prapa shpinës disa versione.
Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij.
Do ta kuptoni shumë shpejt.”
Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve dhe fansave të spektaklit, të cilët po spekulojnë mbi personin për të cilin ajo flet dhe ngjarjet që pritet të zbardhen.