Xhemajli: Eliminim me krenari
Blerim Xhemajli tha se nuk e kishte parë duke ardhur në drejtim të tij derisa e zhyti kokën, duke qëlluar shtyllën në çastet e fundit të humbjes 1:0 nga Argjentina, që i kushtoi Zvicrës me eliminim nga Kampionati botëror.
Sport
Blerim Xhemajli e pati rastin ideal që ta barazonte rezultatin në 1:1 në duelin kundër Argjentinës dhe t’ia siguronte Zvicrës penalltitë.
Mirëpo, mesfushori shqiptar qëlloi shtyllën dhe pas ndeshjes e përshkroi rastin që iu ofrua.
“Në momentet e fundit nuk e kam parë topin duke ardhur, e kam afruar kokën dhe në topin e dëbuar nga shtylla fati nuk ishte me mua. Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, eliminohemi me krenari, edhe pse të eliminohemi në këtë mënyrë është mëkat”, deklaroi ai për “Sky Sport”.
“Na nevojitej më tepër cinizëm, por jemi të rinj dhe mund të përmirësohemi. Argjentina? Skuadrat e mëdha të gjitha janë duke hasur në vështirësi, shihni Brazilin e Gjermaninë. Por, kanë përvojë dhe në situata të vështira shihen skuadrat e mëdha”, u shpreh ai.