Xhavit Drenori zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Drenasit
Xhavit Drentori sot pritet që të zyrtarizojë kandidaturën si i pavarur për të parin e komunës së Drenasit.

Lajme
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i Drenorit, i cili është edhe asambleist i PDK-së në komunën e Drenasit, shkruan lajmi.net.
Ja njoftimi i plotë i Drenorit:
“Dëshiroj të ju njoftoj se sot, dt. 06.11.2016, me fillim në ora 14:00, në restaurant GRANITI në Drenas (afër rreth-rrotullimit, përballë Al – trade) do të shpallë kanidaturën time për të parin e Komunës së Drenasit për pjesën e mbetur të mandatit. Para qytetarëve të ftuar në këtë aktivitet dhe para Jush dërshiroj të elaboroj katër fushat problematike që i kam identifikuar tash sa kohë nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Drenas, e të cilat janë pjesa kryesore përbërëse e programit tim qeverisës për këtë pjesë të mbetur të mandatit. Ju ftoj të na mbuloni medialisht!”