Xhamia më e vjetër dhe unike e Pejës

Në mesin e objekteve të shumta moderne, në qytetin e  Pejës një fortifikatë që po i bën ballë kohës. Xhamia e Defterdarit, po qëndron e fortë e funksionale edhe pas më shumë se katër shkuj që nga hedhja e gurëve të parë për formësimin e saj. Që nga gurët e parë të hedhur për ndërtimin…

Lajme

28/12/2022 22:16

Në mesin e objekteve të shumta moderne, në qytetin e  Pejës një fortifikatë që po i bën ballë kohës. Xhamia e Defterdarit, po qëndron e fortë e funksionale edhe pas më shumë se katër shkuj që nga hedhja e gurëve të parë për formësimin e saj.

Që nga gurët e parë të hedhur për ndërtimin e saj, kjo xhami natyrshëm e kishte edhe emrin. Emri “Xhamia e Defterdarit” buroi nga personi i cili e filloi ndërtimin e saj, i cili njihej Dfterdarë. Kjo pasi ai ishte ofiqar, e që dikur edhe në këtë xhami ishin kryer edhe punët e ofiqarisë për banorët e qytetit të Pejës.

“Xhamia Defterdarë është prej xhamive më të vjetra në qytetin e Pejës e rrethinë ndoshta edhe më gjerë. Fillimi i kësaj xhamie ka filluar të ndërtohet në vitin 1570-1577, këtë xhami ka filluar ta ndërtojë defterdar, Haxhi Mehmet Efendiu edhe mu për atë i ka mbetur emri Deferdarë. Ai ka filluar ta ndërtojë këtë xhami  mirëpo nuk ka mundur ta përfundojë dhe më pas të tjerët e kanë filluar punën aty ku ka mbet dhe e kanë mbaruar ndërtimin e kësaj xhamie”, është shprehu mami i kësaj xhamie, Sadik Hoxha.

Edhe pse kjo xhami është restauruar, e njëjta ka nevojë për mbështetjen e shteti të cilës për momentin u mungon.

“Xhamia në përgjithësi mirëmbahet normal prej Bashkësisë Islame, prej xhematit në përgjithësi ngase për momentin ende nuk kemi ndonjë ndihmë nga shteti për xhamia për mirëmbajtjen e tyre. Gjithsesi kërkesat janë të vazhdueshme nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës pikërisht nga myftiu, mirëpo njëherë ende nuk kemi diçka konkrete”, ka thënë ai për emisionin “Shenjë”.

Derisa gjethet e vjeshtës që bien i shtojnë madhështinë, muret e kësaj xhamie sikur i ka bërë më të forta historia.

Viti 1999 kishte bërë që edhe kjo xhami të bëhej shkrumb dhe hi, për të mbetur jashtë funksionit për 10 vjet.  Mirëpo me kalimin e viteve pamja e saj ka ndryshuar pasi që kjo xhami në vitin 2009 është rinovuar nga UNESCO dhe nga Qeveria Italiane.

E, tash çdo ditë kjo xhami pret rreth 150 praktikues të fesë.

Sadik Hoxha imam i kësaj xhamie tregon se për këtë xhami ende nuk është se ka ndonjë ndihmë nga shteti edhe pse kërkesat janë të vazhdueshme.

” Gjithsesi kjo xhami e ka pasur fatin e keq sikurse të gjitha xhamitë e qytetit të Pejës me rrethinë ngase në luftën e fundit kjo xhami është djegur, është shkatërruar është demoluar. Por për fat të mirë kjo xhami në vitin 2009-2010 ristaurohet prej ONESCO ndërsa punët i ka përfunduar Intersos-i Qeveria Italiane”, deklarohet ai për Lajmi.net

Të veçantat e këtij objekti fetar i presin praktikuesit e fesë dhe vizitorët tjerë që në hyrje të oborrit. Në hapësirën e jashtë të xhamisë janë edhe  50 varrë ku janë varrosur njerëzit me pozita të ndryshme.

Ndërkaq sipas gojëdhënave thuhet se në oborrin e XhamisëDefderdar është i varrosur edhe personi që ka filluar ndërtimin e xhamisë, së bashku me gruan e tij.

(06:15)”Këto varre normale që ekzistojnë pas ndërtimit të xhamisë dhe atëherë kanë qenë zakon që të vdekurit i kanë varrosur në oborrin e xhamisë dhe kjo xhami Defterdarë në oborrin e saj ekzistojnë diku afro 50 varreza dhe në këto varreza janë të varrosur njerëzit me pozita të ndryshme në atë kohë që kanë qenë janë të varrosur njerëzit të cilët e kanë ditur Kur-anin përmendësh e që quhet hafiz, janë të varrosur njerëzit të cilët kanë qenë me profesione të ndryshme me pozita të larta shtetërore, janë të varrosur edhe luftëtarë po ashtu në këto varreza janë të varrosur edhe një pjesë e anëtarëve të familjes Begolli të qytetit të Pejës të cilat normale që ekzistojnë, është kohë gogja e hershme por ekzistojnë edhe varrezat e familjes Begolli në oborrin e xhamisë Defterdarë”, shtoi ai.

Kjo xhami ka edhe hajatin, në anën e djathtë janë të vendosura krojet për abdes.

Në brendi të këtij objekti mbërthehen elementet e lashta të xhamisë dhe thjeshtësia.

Ndërkaq në hyrje të xhamisë dhoma në anën e djathtë të saj shërben që fëmijëve tu mësohet libri fetar.

“Karakteristikat kryesore të xhamisë janë ky vendi ku jam ulur i cili quhet në gjuhën arabe kursi, ky është një vend i caktuar këtu imami ky vend shfrytëzohet për festat e dy bajrameve që i kemi dhe në këtë vend jepet ligjërata qendrore e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit. Këtu i kemi tespiht përdoren për dhikër për të përmendur Allahun për ta adhuruar Allahun dhe normale që xhemati i përdorin tespihët dhe aty e kemi vendin që quhet Mihrabi këtu imami vendoset për ta falur namazin dhe për t’iu prirë xhematit në namaz në 5 kohë të namazit”, tha ai.

Xhamia Defterdarë  përveç praktikuesve të fesë islame, tërheqë edhe shumë vizitorë kureshtarë për të./Lajmi.net/