Xhaka transferon yllin e Bundesligës te Arsenali

Futbollisti i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, Ricardo Rodriguez, mund të transferohet te Arsenali.

Sport

04/06/2016 17:52

Kjo mund të bëhet edhe falë Granit Xhakës, i cili po e “tërheq” shokun e tij te Zvicra që të nënshkruajë për klubin nga Londra.

“Do të ishte emocionuese të bashkohesha me Xhakën te Arsenali”, deklaroi Rodriguez për “London Evening Standard”, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas këtij mediumi nga kryeqyteti anglez, kosovari po përpiqet ta bind Rodriguezin që të transferohet në “Emirates”.

Mbrojtësi i majtë i Wolfsburgut po kërkohet me ngulm edhe nga Real Madridi dhe Manchester United.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.