Xhaka sfidon Ronaldon
Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se dëshiron të luajë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos në Kampionatin botëror 2014. Zvicra ka siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil kurse Portugalia do ta kërkojë vetëm nëpërmjet play-offit ku kundërshtarin do at mësojë të hënën pas shortit në Zurich. Megjithatë, Xhaka –…

Sport
Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka thënë se dëshiron të luajë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos në Kampionatin botëror 2014.
Zvicra ka siguruar pjesëmarrjen në garën e vitit të ardhshëm në Brazil kurse Portugalia do ta kërkojë vetëm nëpërmjet play-offit ku kundërshtarin do at mësojë të hënën pas shortit në Zurich.
Megjithatë, Xhaka – i cili realizoi një gol të bukur në fitoren 1-0 ndaj Sllovenisë të martën në duelin e fundit të ciklit kualifikues – ka thënë se dëshiron të luajë kundër Ronaldos.
“Unë e dëshiroj Portugalinë. Do të ishte një ngjarje e madhe për mua pasi do të luaj kundër Ronaldos”, deklaroi Xhaka për të përditshmen zvicerane Blick. Shorti që do të përcaktojë grupet e Kampionatit botëror 2014 do të tërhiqet më 6 dhjetor.
Deri atëherë, shijojeni edhe njëherë golin e Xhakës që pa dyshim është në kalibrin e atyre që i realizon ylli i Real Madridit dhe Portugalisë.