Xhaka ka një premtim për tifozët e Arsenalit
Granit Xhaka beson se nevojitet kohë në mënyrë që ai të dëshmojë kualitetet e tij në Arsenal.

Sport
Granit Xhaka u ka bërë një premtim tifozëve të Arsenalit.
Mesfushori kosovar ka thënë se i nevojitet kohë që të adaptohet plotësisht tek “Gunners” para se të dëshmojë kualitetet e tij në “Emirates Stadium”.
“Është normale kur vini në një klub të ri, një shtet të ri, nevojitet kohë”, deklaroi Xhaka.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Borussia Monchengladbach gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.
“Ju duhet ta mësoni gjuhën, filozofinë e ekipit, skuadrën, trajnerin. Por, ndihem shumë i lumtur këtu dhe e di potencialin që e kam. Në futboll ju duhet ta zhvilloni veten”, theksoi ai.