Xhaferri komenton korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

21:53 | 17 Korrik 2019

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri thotë se janë institucionet përkatëse ato që duhet të thonë fjalën e fundit rreth përfshirjes së dyshuar në një rast marrje rushfeti nëpërmjet zhvatjes, të Kryeprokurores së Posaçme Katica Janeva, e cila tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” zoti Xhaferri tha se në rast se vërtetohet përfshirja, efekti do të ishte domino pasi do të krijonte problem për të gjitha çështjet që ka trajtuar Kryeprokurorja e Posaçme.

Zoti Xhaferri ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në punimet e një forumi parlamentar në kuadër të atij që njihet si Partneriteti Demokratik i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ky i fundit është një komision dypalësh, i përbërë nga 20 ligjvënës të angazhuar për të punuar drejtpërdrejt me vendet partnere anembanë botës, për të mbështetur zhvillimi