Xhafer Tahiri reagon për votat në Vushtrri: Mirëpres hetimin e prokurorisë, drejtësia do të triumfojë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri mohon pretendimet se ka manipuluar me vota. Tahiri tha se e mirëpret hetimin e prokurorisë për këtë çështje pasi siç thotë ai nuk ka lidhje me këtë situatë dhe se në fund drejtësia do të triumfojë, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë i Tahirit: REAGIM Drejtësia do të triumfoj.…

Lajme

06/03/2025 20:21

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Tahiri mohon pretendimet se ka manipuluar me vota.

Tahiri tha se e mirëpret hetimin e prokurorisë për këtë çështje pasi siç thotë ai nuk ka lidhje me këtë situatë dhe se në fund drejtësia do të triumfojë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë i Tahirit:

REAGIM

Drejtësia do të triumfoj.

Lidhur me procesin e numërimit në QKN, kemi shprehur vërejtjet tona me kohë. E mirëpres hetimin e prokurorisë.

Lidhur me lajmet që përmendin emrin tim, unë e përsërisë, nuk kam të bëjë me to dhe nuk ka asgjë të vertetë në to. Këtë do ta vërtetoj drejtësia me kohë.

Sipas ligjit të KQZ, në cdo tavolinë numërimi kanë qenë 4-5 komisioner të KQZ e vëzhgues të çdo partie politike. Krejt komisionerët bashkë sipas rregullave të KQZ i kanë nënshkruar formularët e numërimit të votave. E krejt procesi ka qenë në vëzhgim të kamerave.

Pra durim, e vërteta gjithmonë triumfon.

A po besoni që 5 komisionerë: të LDK, VV, PDK e AAK e NISMA pra të partive të ndryshme politike janë ba bashkë me i ndihmu një kandidati të LDK-së a?

Sulmeve politike dhe akuzave të pa bazë nuk i përgjigjem, kemi punë për rikthimin e LDK

LDK në Vushtrri është rritur mbi 1400 vota, e pamjaftueshme pë fitore por megjithatë në rrugën e duhur të kthimit.

Faleminderit secilit aktivist e qytetarë për këtë mbështetje.

I juaji

Xhafer Tahiri

/Lajmi.net/