Xavi për grupin në Ligën e Kampionëve: Është më i komplikuari në 20 vitet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Të enjten pasdite u hodh shorti i grupeve të garës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve. Grupi C u cilësua si ‘ai i vdekjes’, pasi do ketë përballje tejet të interesante, teksa gara për vendet e para do jetë…

Sport

27/08/2022 23:45

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të enjten pasdite u hodh shorti i grupeve të garës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve.

Grupi C u cilësua si ‘ai i vdekjes’, pasi do ketë përballje tejet të interesante, teksa gara për vendet e para do jetë e vështirë, përcjell lajmi.net.

Barcelona, Bayern Munich, Inter dhe Viktoria Plzen e përbëjnë grupin C.

E lidhur me kundërshtarët e ekipit të tij në fazën e grupeve ka folur edhe Xavi, duke e cilësuar si më të vështirin në 20 vitet e fundit.

“Do të përpiqemi t’i fitojmë të gjithë, por është grupi më i vështirë në 20 vitet e fundit. Është një sfidë”, tha katalanasi.

Kujtojmë se Liga e Kampionëve fillon më gjashtë shtator./Lajmi.net/