Dimal Basha injoron krejtësisht vdekjen e një gruaje në aksidentin ku u shemb dheu në autostradë, bën share një postim të Rizvanollit

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Malishevë-Prishtinë. Ky vetaksident i ka marrë jetën një gruaje, ndërkaq bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan lajmi.net. Vendi ku ka ndodhur aksidenti, është një nga pjesët e autostradës ku është shembur dheu, duke paraqitur problem…

Lajme

14/06/2026 23:24

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në drejtimin Malishevë-Prishtinë.

Ky vetaksident i ka marrë jetën një gruaje, ndërkaq bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti, është një nga pjesët e autostradës ku është shembur dheu, duke paraqitur problem për shoferët, e sidomos ata që nuk e njohin mirë rrugën dhe problematikat në atë pjesë.

Rënia e dheut në pjesë të ndryshme të autostradës, tash e një kohë është problematikë serioze, e cila nuk po zgjidhet.

Për aksidentin e ditës së sotme, nuk e ka thënë asnjë fjalë ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha që do të duhej t’i mirëmbante rrugët. Ai ka zgjedhur që të shpërndaj një postim të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit teksa sulmon ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Një aksident tjetër muaj më parë kishte ndodhur në aksin e autostradës Prizren-Suharekë, ku gjithashtu kishte rënie të dheut dhe për pasojë kanë humbur jetën dy gra nga Shqipëria. /Lajmi.net/