Agim Ademi takohet me Infantinon: FIFA mbetet krah Kosovës në rrugën drejt sukseseve të reja
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s. Ai ka thënë se marrëdhënia e shkëlqyer e FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin tonë janë dëshmi e respekt që vendi ynë gëzon në familjen botërore të futbollit. “Vlerësoj lart…
Sport
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino në kuadër të Samitit Ekzekutiv të Futbollit të FIFA-s.
Ai ka thënë se marrëdhënia e shkëlqyer e FIFA-s me Kosovën dhe mbështetja e vazhdueshme për futbollin tonë janë dëshmi e respekt që vendi ynë gëzon në familjen botërore të futbollit.
“Vlerësoj lart afërsinë dhe përkushtimin që presidenti Infantino ka treguar vazhdimisht ndaj Kosovës, FFK-së dhe ndaj meje personalisht. Jam mirënjohës për mbështetjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që FIFA dhe UEFA i kanë dhënë futbollit të Kosovës ndër vite, duke na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt zhvillimit dhe sukseseve të reja”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se së bashku do të vazhdojnë të punojnë për një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: