Xavi për Gavin: Jam i sigurt që ai do të rinovojë me ne

Xavi Hernandez beson se Gavi do të nënshkruajë me kontratë të re me Barcelonën.

Sport

09/04/2022 14:18

Bisedimet në mes të lojtarit dhe klubit janë duke vazhduar, me 17-vjeçarin që ende nuk e ka hedhur “të zezën mbi të bardhë”.

“Jam optimist në raport me Gavin. Ai dëshiron të qëndrojë”, u deklarua ai, shkruan lajmi.net.

“Nënshkrimi i tij varet nga klubi, menaxheri dhe vetë lojtari, por unë jam i sigurt se ai do të qëndrojë”, shtoi tutje Xavi.

Gavi është duke zhvilluar një sezon fantastik me “blaugranët” dhe drejtuesit janë gati t’i vendosin klauzolë largimi prej 1 miliardë eurosh lojtarit. /Lajmi.net/