Xabi Alonso kërkon një transferim të ri nga drejtuesit e Real Madridit
Trajneri spanjoll, Xabi Alonso po synon një lojtar yll për të forcuar mesfushën e ekipit mbretëror. Alonso ka kërkuar një përforcim të ri për Real Madridin në mesfushë dhe ka piketuar Hugo Larssonin si objektivin kryesor për vitin 2026. Trajneri bask, i cili synon të rigjallërojë repartin qendror të skuadrës, e sheh mesfushorin suedez si…

Sport
Trajneri spanjoll, Xabi Alonso po synon një lojtar yll për të forcuar mesfushën e ekipit mbretëror.
Alonso ka kërkuar një përforcim të ri për Real Madridin në mesfushë dhe ka piketuar Hugo Larssonin si objektivin kryesor për vitin 2026. Trajneri bask, i cili synon të rigjallërojë repartin qendror të skuadrës, e sheh mesfushorin suedez si një shtesë strategjike për të ardhmen e ekipit.

Klubi madrilen nuk ka ndërmend të bëjë një lëvizje të menjëhershme, por do të ndjekë nga afër zhvillimin e Larssonit deri në vitin 2026. Qëllimi është që ai të përshtatet natyrshëm me stilin e lojës që Alonso po planifikon për të ardhmen.
Ky interes për Larssonin është pjesë e strategjisë së Real Madridit për të investuar në lojtarë të rinj me potencial ndërkombëtar, ashtu siç kanë vepruar me Jude Bellingham dhe Edouardo Camavinga. Prania e Juni Calafat në proces përforcon besimin se ky mund të jetë një tjetër sukses në afatin kalimtar.
Nëse transferimi realizohet, Hugo Larsson pritet të luajë një rol kyç në ndërtimin e Real Madridit të ri nën drejtimin e Alonsos. Suedezi shihet si mesfushori i duhur për të ofruar ekuilibrin dhe energjinë që i nevojitet ekipit për të qenë sërish në majat e futbollit botëror.
Ndryshe, Larsson momentalisht vlerësohet 40 milionë euro, por nëse bën edhe një sezon në Bundesliga sikurse ky i fundit atëherë vlera e tij mund të dyfishohet.