Woods i nënshtrohet një operacioni, pëson lëndime të rënda në këmbë pas një aksidenti

Tiger Woods është dërguar në spital pasi u plagos në një aksident me makinë në Los Angeles

Sport

23/02/2021 21:11

Woods ka pësuar një lëndim shumë të keq, me ç’rast ai veçse iu është nënshtruar një operacioni në këmbë pasi është lënduar aty.

Agjenti i tij ka deklaruar: “Tiger Woods ishte në një aksident me një makinë këtë mëngjes në Kaliforni, ku ai pësoi dëmtime të shumta në këmbë”.

Ai për momentin është në operacion për shkak të lëndimeve dhe pritet të dalin informacionet më të reja.

Woods veçse po shërohej nga një lëndim që kishte pësuar në shpinën e tij./Lajmi.net/