“Women 4 Women” dhe “Novus”, vazhdojnë të mbajnë trajnime online

Organizata kosovare “Women 4 Women”, së bashku me kompaninë "Novus", janë duke mbajtur trajnime online për përfaqësuesit e bizneseve.

Lajme

16/04/2020 22:15

Për shkak të pandemisë së COVID-19, organizata “Women 4 Women”, së bashku me kompaninë “Novus” janë duke mbajtur në mënyrë virtuale trajnime për përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë.

Ky trajnim i cili financohet nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit, do të jetë katër ditor dhe do të zhvillohet rreth temës për burime njerëzore, përkatësisht “Burimet njerëzore dhe ligji i punës”, trajnim ky që po ndiqet nga 29 pjesëmarrës.

Të gjithë këta pjesëmarrës janë pjesë e projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim – WOMEN”, nga profile dhe komuna të ndryshme të Kosovës.

Gjithashtu, trajnimi po zhvillohen në mënyrë interaktive, nga ku të pranishmit kanë shkëmbyer përvojat ndërmjet vete. /Lajmi.net/