Wolfsburgu: De Bruyne është i pashitshëm
Klaus Allofs ka dëshpëruar mjaft shumë skuadrat e mëdha europiane, duke thënë se ylli i Wolfsburgut, Kevin De Bruyne është i pashitshëm.

Sport
Wolfsburgu ka paralajmëruar të gjithë skuadra e mëdha europiane, sidomos Manchester Cityn dhe PSG-n, duke thënë se De Bruyne është i pashitshëm.
“Për momentin, unë do ta quaj atë të pashitshëm”, tha Allofs për shoun gjerman, Doppelpass.
“Unë jam i bindur 100% që ai do të luaj me ne edhe në sezonin tjetër. Sidoqoftë, në futboll gjërat ndryshojnë shpejtë, të cilat nuk mund t’i thuash tani”, përfundoi Allofs.