Willian tregon dëshirën e tij pas përfundimit të kontratës
Willian thotë se shpreson të mbetet në Premierligë pasi futbollisti hyn në muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsea.
Sport
Ylli brazilian ka bërë mbi 300 paraqitje për Blutë, duke fituar tituj të Premierligës, Ligës së Evropës dhe FA Cup që nga koha kur u bashkua nga Shakhtar Donetsk në 2013.
Sidoqoftë, kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit aktual, duke e lënë të ardhmen e tij në dyshim gjatë verës, transmeton lajmi.net.
“Dëshira ime është të qëndroj në Premierligë, por nuk përjashtoj të luaj në ligat e tjera, jo”, tha Willian për ESPN Brazil.
“Do të luaj deri në fund të sezonit dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë jam mësuar shumë me Anglinë”. /Lajmi.net/