Willian transferohet në La Liga
Atletico Madrid po shikon më vëmendje situatën e mesfushorit ofensiv të Chelsea, Willian.
Sport
Reprezentuesi brazilian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Chelsean, dhe ka bërë të ditur se është i gatshëm të ndryshojë skuadër.
29 vjeçari është cak i disa skuadrave evropiane, dhe së fundi kësaj liste i është bashkuar edhe Atletico Madrid.
Tashmë ka pasur disa kontakte paraprake mes palëve, dhe raportohet se një kontratë i është ofruar Willianit.
Willian ka vendosur t’i dëgjojë edhe ofertat tjera, ku nuk përjashtohet transferimi edhe te Barcelona./Lajmi.net/