Willian refuzon ofertat e majme nga Kina, lufton për një vend në Chelsea

Ylli brazilian i futbollit, Willian, nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Chelsea.

Sport

24/06/2019 20:46

Sipas raportimeve të medieve braziliane, lojtari ka refuzuar oferta të majme nga skuadrat e Superligës së Kinës, për të qëndruar dhe për të luftuar për një vend tek Chelsea.

Lojtari pati një sezon të vështirë ku shënoi vetëm tri gola, por gjithsesi nuk synon t’i bashkohet emrit të Hazard në listën e të larguarve.

‘Dailymail’ raporton se lojtarit i është ofruar një pagë prej 230 mijë funteve në javë, dy makina dhe një shtëpi nga Shanghai Shenhua, por që nuk e ka bindur atë të largohet nga Anglia, transmeton lajmi.net.

Në moshën 30 vjeçare tashmë, braziliani ka vetëm edhe një vit kontratë me londinezët.

Ai u kërkua me ngulm nga Barcelona gjatë merkatos së kaluar, por skuadra refuzoi të hiqte dorë nga shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë të fitojë një vend në formacion, nën urdhrat e trajnerit të ri, emri i të cilit është akoma i panjohur, por që pritet të jetë Frank Lampard. /Lajmi.net/