Willian ka një mesazh për rivalët e Premierligës
Ylli i Chelsea, Willian, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për rivalët nga Premierliga.
Sport
Chelsea ka shfaqur formë fenomenale nën urdhrat e Maurizio Sarrit këtë sezon, transmeton lajmi.net.
Braziliani Willian thotë se Sarrit i shkojnë të gjitha meritat për transformimin e skuadrës.
Ai gjithashtu i është drejtuar rivalëve të Premierligës duke thënë se nuk do t’i frikësohen askujt.
“Nuk i frikësohemi askujt në Premierligë këtë sezon. Kemi një skuadër të fortë që do të luftojë deri në fund të sezonit. Ka qenë një start shumë i mirë dhe kemi luajtur futboll të mirë falë Sarrit” ka thënë braziliani.
Willian gjithashtu ka falënderuar tifozët dhe stafin e skuadrës pasi ka kompletuar 250 paraqitje me skuadrën. /Lajmi.net/