Williams-Azarenka, finalja e US Open

Në reprizë të përballjes së vitit të kaluar, Serena Williams dhe Victoria Azarenka do të ndeshen në finalen e US Open të dielën. Kampionia në fuqi Serena Williams do të takohet me Victoria Azarenkan në përsëritjen e finales së US Open 2012 të dielën. Bjellorusja Azarenka mposhti italianen Flavia Pennetta 6-4, 6-2 në sete në…

Sport

07/09/2013 09:17

Në reprizë të përballjes së vitit të kaluar, Serena Williams dhe Victoria Azarenka do të ndeshen në finalen e US Open të dielën.

Kampionia në fuqi Serena Williams do të takohet me Victoria Azarenkan në përsëritjen e finales së US Open 2012 të dielën.

Bjellorusja Azarenka mposhti italianen Flavia Pennetta 6-4, 6-2 në sete në Arthur Ashe Stadium.

Kurse Williams, 31-vjeçe, dominoi ndaj Li Nas duke e mundur 6-0, 6-3 në sete. Amerikanes iu nevojitën shtatë meç-poena për ta mbyllur përballjen.

Kurse, më herët, bjellorusi Max Mirny i shoqëruar nga çekja Andrea Hlavackovam mposhti amerikanen Abigail Spears dhe meksikanin Santiago Gonzales 7-6 (7-5) 6-3 në konkurrencën e qifteve të përziera për titullin e saj të tretë në US Open.