Wilder reagon ashpër pas fitores së Joshua: Unë jam ndryshe, jam luftëtar, i shkatërroj kundërshtarët

Anthony Joshua ka rikthyer titujt e botës në boks, duke e mundur Andy Ruiz Jr në meçin e revanshit.

Sport

08/12/2019 09:33

Ndonëse mëngjesi i ditës së sotme e gjen atë si kampion, mënyrat e fitimit të kësaj lufte nuk i kanë pëlqyer Deontay Wilder.

Sipas amerikanit, për të dëshmuar se e meriton titullin e botës, në ring duhet shkatërruar kundërshtari, dhe jo t’i ikësh luftës.

Wilder shtoi se Joshua ka përdorur strategjinë e njëjtë sikurse të Wladimir Kitschko.

“Joshua bëri atë që duhej të bënte për të fituar. Ai vrapo rreth ringut, dhe ishte në biçikletë gjatë gjithë ditës”, ka deklaruar Wilder.

“Në thelb, ai e kishte Klitschon në kamp dhe ai ishte shumë i ngjashëm me Klitscho. Kjo është gjithçka që bëri”.

“Djema, duhet qëndruar përpara kundërshtarëve tuaj. Ndoshta unë jam shumë i fortë për këtë epokë, mentaliteti im është i ndryshëm nga luftëtarët e tjerë. Kur mendoj për veten si kampion, dua të futem në ring dhe të godas kundërshtarin tim”.

“Unë nuk do të hyjë në ring pasi të humbas nga i njëjti, të kërcejë, të mashtrojë. Unë do t’i tregoj botës dhe t’i bind ata se jam shumë më i mirë dhe se askush tjetër nuk është afër meje, veçanërisht me atë që po ndodh në division tani. Është koha për të dëshmuar se kush është më i miri”.

“Dallimi është mentaliteti im që është i një bishe, një luftëtari, një mbreti, një perandori, të gjitha këto gjëra”.

“Nëse ai e quan veten mbret, ai është thjesht në anën e tij më të mirë. Ky është një sport brutal dhe kështu e trajtoj unë. Nuk dua të tregoj dashuri për askënd në ring”./Lajmi.net/