Wilder e do Kolasinacin në skuadër: I mahnitur nga lëvizjet e tij në përleshjen me hajdutët

Kampioni i boksit në WBC, Deontay Wilder, është mahnitur nga lëvizjet e yllit të Arsenal, Sead Kolasinac.

Sport

27/07/2019 21:27

Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil ishin viktimë e një sulmi nga dy persona të armatosur me thika, të cilët sulmuan veturën e mesfushorit gjerman.

Ishte Kolasinac ai që zbriti nga vetura, për t’i zmbrapsur hajdutët me grushtet e tij, i paarmatosur.

Videoja që ka qarkulluar në internet i ka lënë shumë përshtypje edhe kampionit amerikan në kategoritë e rënda, Wilder, i cili po konsideron të nënshkruajë me boshnjakun.

“Ai kishte lëvizje të mira. Prisni deri sa të shihni atë teksa lanson ndonjë kroshe. Nuk e njohim teknikën e tij, por ai ka lëvizje të mira me këmbët” ka thënë Wilder për ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

“Ne do të punojmë me të, ai është pak i parashikueshëm, por ne do të punojmë me të” ka thënë tutje amerikani, referuar Kolasinac.

“Ai ka këmbë të shpejta, mund  të punojmë me të” ishin fjalët e Wilder.

Sead Kolasinac aktivizohet si mbrojtës krahu tek Arsenal, dhe me siguri se asnjëherë nuk ka menduar karrierën e tij në boks. /Lajmi.net/