Wijnaldum: Nuk jam plotësisht i lumtur te PSG
Mesfushori Gini Wijnaldum ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk është plotësisht i lumtur te PSG.
Sport
Holandezi kaloi te gjiganti francez nga Liverpool, por nuk është duke luajtur gjithmonë titullar, transmeton lajmi.net.
Kjo mesa duket nuk i pëlqen, derisa për NOS, tha se shpreson që të ndryshojë ky aspekt.
“Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur sepse kjo nuk është situata që doja”.
“Por, ky është futbolli dhe duhet të mësohem. Jam luftues. Duhet të qëndrojë pozitiv dhe të punojë që ta ndryshojë”.
“Kam luajtur shumë vitet e fundit, isha gjithmonë në formë dhe ia dola mirë. Kjo është diçka ndryshe dhe merr kohë që të mësohem. Isha duke shikuar për hapin e radhës dhe pastaj kjo ndodhi. Është shumë vështirë”, deklaroi ai.
Për momentin te PSG, trajneri Mauricio Pochettino preferon Ander Hererra dhe Marco Verratti para holandezit./Lajmi.net/