Wijnaldum befason të gjithë, ja çka thotë për të ardhmen
Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum thotë se ai nuk do të nxitohet të vendosë të ardhmen e tij në 'Anfield', dhe as nuk do të përjashtojë një largim të mundshëm - por holandezi pranon se e konsideron klubin "si shtëpi".

Sport
Holandezi është në sezonin e tij të katërt në Merseyside, pasi u bashkua në vitin 2016 nga Newcastle United, për ta vendosur veten si një nga më të mirët në pozicionin e tij në botë.
Wijnaldum ka qenë shtyllë kryesore në formën mbresëlënëse të Jurgen Klopp që nga ardhja e tij, por e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e dyshimtë me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.
“Çfarë do të doja? Është e vështirë të thuhet”, tha ai për Sky Sports News. “Kjo gjë varet nga ajo që klubi dëshiron dhe si është situata në atë kohë. Do të shohim. [Anfield], është si shtëpia ime”.
“Unë jam vetëm duke u përqëndruar në sukseset e këtij sezoni me një fund të mbarë dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj”. /Lajmi.net/