Wi-Fi’ja e fqiut po e dobëson rrjetin tuaj – ja si ta rregulloni këtë problem

Nëse rrjeti juaj i WiFi-së është duke u ngadalësuar në shtëpinë tuaj, kjo mund të ndodh ngase fqinjtë po përdorin të njëjtin kanal si ju.

Auto & Tek

10/05/2019 18:05

Ndonëse nuk jeni të kyçur në të njëjtin rrjet me ta, ata mund të krijojnë interferenca në pajisjet tuaja, transmeton lajmi.net.

Ja si ta rregulloni këtë problem përmes ‘iPhone’-it:

Paraprakisht, ju duhet të keni të instaluar aplikacionin ‘AirPort Utility’, të cilin mund ta gjeni në dyqanin e aplikacioneve të pajisjes. Më pas, lëshojeni opsionin ‘WiFi Scanner’ në ‘Settings’.

Hapeni aplikacionin dhe filloni të skanoni Wi-Fi’në e shtëpisë suaj. Në momentin kur janë të përdorura 5 kanaleve, atëherë ndërrojeni atë.

Ndiqeni videon nëse hasni ndonjë problem. /Lajmi.net/