WhatsApp më në fund shton një veçori më se të nevojshme

Një përditësim i ri i WhatsApp po mundësohet për përdoruesit, që mund të shpëtojë gabime të panumërta dhe të turpshme.

Auto & Tek

25/06/2019 17:42

Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë aktualisht ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot, transmeton lajmi.net.

Kurdoherë që një mesazh i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të lehtë për të dërguar një imazh rastësisht tek personi i gabuar.

Tipari i ri e bën më të qartë se cilët përdorues po dërgojnë fotografi, duke shfaqur emrin e kontaktit nën foto profili.

Vetëm përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Android – duke përfshirë Samsung, Huawei dhe pronarët e smartphone Sony – do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë përditësimin, pasi përdoruesit e iPhone tashmë kanë funksionin e përfshirë në versionin më të fundit të WhatsApp për iOS.

Përdoruesit e WhatsApp janë ende duke pritur për dy nga përditësimet më të mëdha në historinë e aplikacioneve të mesazheve, të cilat pritet të dalin në fillim të vitit të ardhshëm.

E para është një bashkim me shërbimet e tjera të mesazheve të ofruara nga aplikacionet e tjera të Facebook, duke përfshirë Instagram dhe Messenger.

Ndërkohë, përditësimi i dytë përfshin inkorporimin e kriptovalutës së Facebook-ut, të emërtuar ‘Libra’, që do ua lejojë përdoruesve të aplikacionit në pronësi të Facebook të kryejnë pagesa përmes aplikacionit, me një të shtypur të butonit. /Lajmi.net/