Whatsapp iu ofron një mundësi përdoruesve, të cilën nuk duhet ta humbin

WhatsApp do t'i lejojë përdoruesit e iPhone të testojnë karakteristikat e versionit të ri përpara të gjithë të tjerëve dhe qasja do të jetë e hapur për të gjithë.

Fun

10/11/2018 23:05

Një mundësi e tillë do iu ofrohet edhe përdoruesve me sistem operativ “Android”, duke pasur akses të hershëm në përditësimet e reja në WhatsApp përpara shokëve, transmeton lajmi.net.

Në aplikacionin beta, do të keni qasje në disa nga përditësime që veçse janë përmendur kohëve të fundit, duke përfshirë këtu aftësinë për të ndaluar së ardhuri  njoftimet prej bisedave të grupit dhe t’i ndalojë ato të rishfaqen si mesazhe të palexuara.

Ju gjithashtu do të merrni qasje në “stickers”, nëse ende nuk keni në versionet aktuale.

Personat të cilët janë përdorues të iPhone dhe dëshirojnë ta provojnë testimin, të klikojnë këtu.

Ndërkaq, përdoruesit e Android për provimin e përditësimeve të reja të klikojnë këtu./Lajmi.net/