WhatsApp do sigurojë që të mos dërgoni fotografi gabimisht

WhatsApp thuhet se punon në një veçori të re për të siguruar që përdoruesit të mos dërgojnë gabimisht fotografi kontaktin e gabuar, duke shtuar emrin e kontaktit nën titullin e imazhit.

Auto & Tek

18/06/2019 13:11

WhatsApp po punon në një veçori të re për të siguruar që përdoruesit të mos dërgojnë gabimisht fotografi në kontaktin e gabuar, transmeton lajmi.net.

Në përditësimin e ri të WhatsApp beta, përdoruesit mund të shohin emrin e marrësit nën titull, për të kontrolluar dy herë emrin e personit të cilit ata po dërgojnë një imazh, raportoi mspoweruser.com.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook është duke përdorur funksionin në versionin më të fundit të aplikacionit Android Beta.

Sipas raportit, përdoruesit e WhatsApp Beta në Android duhet të kenë versionin 2.19.173 për të testuar veçoritë.

Kompania do sigurohet që ta theksojë qartazi emrin e kontaktit nëpërmjet dizajnit të ri, në mënyrë që të reduktojë mundësinë për gabime të këtilla. /Lajmi.net/