WhatsApp do ndalojë së punuari për miliona përdorues në vitin 2020

WhatsApp do të ndalojë së funksionuari për miliona telefona brenda dy muajve të ardhshëm pasi kompania tërheq mbështetjen për disa platforma të celularëve të vjetër.

Auto & Tek

09/12/2019 18:46

Nga 1 shkurti i vitit të ardhshëm, çdo iPhone që funksionon me iOS 8 ose sistem më të vjetër operativv nuk do të mbështetet më, së bashku me çdo pajisje Android që ekzekuton versionin 2.3.7 ose më të vjetër, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit e këtyre sistemeve operative tashmë nuk janë në gjendje të krijojnë llogari të reja në WhatsApp ose të verifikojnë përsëri llogaritë ekzistuese.

Për më tepër, WhatsApp po tërheq mbështetjen për të gjithë telefonat e Windows nga 31 dhjetori i vitit 2019.

WhatsApp tha “se ne nuk zhvillojnë më aktivisht platforma për këto sisteme operative, disa veçori mund të ndalojnë së funksionuari në çdo kohë”. /Lajmi.net/