West Ham në formë katastrofale, s’ka fituar që 10 ndeshje në Premier Ligë

West Ham United po kalon një periudhë mjaft të vështirë në Premier League, duke mos arritur të shënojë fitore në 10 ndeshjet e fundit kampionale. Forma e dobët e “Hammers” po ngrit shqetësime serioze te tifozët dhe drejtuesit e klubit, teksa rezultatet negative po grumbullohen javë pas jave, transmeton lajmi.net. Skuadra londineze ka regjistruar disa…

Sport

07/01/2026 12:16

West Ham United po kalon një periudhë mjaft të vështirë në Premier League, duke mos arritur të shënojë fitore në 10 ndeshjet e fundit kampionale.

Forma e dobët e “Hammers” po ngrit shqetësime serioze te tifozët dhe drejtuesit e klubit, teksa rezultatet negative po grumbullohen javë pas jave, transmeton lajmi.net.

Skuadra londineze ka regjistruar disa barazime zhgënjyese dhe humbje të thella, duke dështuar të ruajë stabilitetin si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese.

Në këtë seri negative, West Ham ka barazuar 2:2 ndaj Bournemouth, 1:1 kundër Manchester United dhe Brighton (dy herë), si dhe ka pësuar humbje ndaj ekipeve të forta si Liverpooli (2:0), Manchester City (3:0) dhe Aston Villa (3:2). Po ashtu, humbjet ndaj Fulhamit (1:0), Wolves (3:0) dhe Nottingham Forest (2:1) e kanë rënduar edhe më shumë situatën./lajmi.net/