Wesley Clark në fokus – dëshmia e tij nis të hënën në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të hënën pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa procesi po hyn drejt fazës së fundit të dëgjimit të dëshmitarëve. Mbrojtja ka paraqitur kërkesë për ta shtuar Bislim Zyrapin në listën e dëshmitarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmitar kyç për procedurat aktuale, transmeton lajmi.net. Sipas mbrojtjes, Zyrapi…

Lajme

15/11/2025 23:37

Të hënën pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa procesi po hyn drejt fazës së fundit të dëgjimit të dëshmitarëve.

Mbrojtja ka paraqitur kërkesë për ta shtuar Bislim Zyrapin në listën e dëshmitarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmitar kyç për procedurat aktuale, transmeton lajmi.net.

Sipas mbrojtjes, Zyrapi mbulon pothuajse të gjithë periudhën kohore të aktakuzës dhe adreson çështje që janë thelbësore për rastin e Prokurorisë.

Gjatë javës që lamë pas, para trupit gjykues dëshmuan Christopher Hill dhe Michael Durkee, ndërsa këtë javë pritet të nisë dëshminë edhe gjenerali Wesley Clark.

Seanca e së hënës fillon në orën 12:00 dhe do të vazhdojë gjithashtu edhe të martën, të mërkurën dhe të enjten./lajmi.net/