Werner refuzon të luajë për Leipzig në Ligën e Kampionëve, dëshiron kalimin te Chelsea
Timo Werner ka treguar se nuk është i gatshëm të kthehet në RB Leipzig në gusht, në mënyrë që të përfundojë garën e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve pasi Chelsea ra dakord të përmbushë klauzolën e tij të blerjes prej 54 milionë funte përpara një transferimi në 'Stamford Bridge' sezonin e ardhshëm.
Sport
24-vjeçari do të përfundojë sezonin e Bundesligës në vetëm 11 ditë, por ai nuk është i gatshëm të kthehet dhe të luajë në Evropë pavarësisht se Leipzig ka arritur në çerekfinalen e garës për herë të parë në historinë e tyre.
UEFA dëshiron të përfundojë si Ligën e Kampionëve ashtu edhe Ligën e Evropës në gusht pasi sezonet e ligës të kenë përfunduar në të gjithë kontinentin, transmeton lajmi.net.
Por me Bundesligën që pritet të përfundojë më 27 qershor, atëherë i bie të ketë pushim një mujor përpara nisjes së garave evropiane.
Goal konfirmon që Werner dëshiron të transferohet në Londrën perëndimore sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përfundojë Bundesliga në mënyrë që të përvetësojë jetën në Angli përpara edicionit 2020/21.
Shpresohet që njoftimi i transferimit të vijë deri në fund të javës pasi të dy klubet përpiqen të kapërcejnë sfidat në përfundimin e marrëveshjes së paraqitur nga pandemia e Covid-19.
Marrëveshja është arritur në parim mes palëve, derisa tani ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar. /Lajmi.net/