Wenger gjen fajtorin e barazimit me Atletico Madridin
Arsene Wenger ka analizuar barazimin me Atletico Madridin në Europa League.

Sport
Arsene Wenger është shprehur i kënaqur me lojën e Arsenalit por jo edhe rezultatin në barazimin 1:1 me Atletico Madridin në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale në Europa League.
“Gunners” ishin në epërsi por mysafirët barazuan nëpërmjet Antoine Griezmann edhe pse ishin me 10 futbollistë nga minuta e 10 e ndeshjes pas përjashtimit të Vrsaljkos.
“Kemi zhvilluar ndeshjen që dëshiruam, rezultati nuk është i drejtë në bazë të asaj që ndodhi në fushë”, deklaroi Wenger pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.
“Kemi luajtur kundër një skuadre që mbrohet mirë dhe nuk lejon shumë raste. I vetmi rast që krijuan ata përfundoi me gol. Tani mendojmë për vetën në ndeshjen e kthimit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/