WBA përjashton Anelkan

West Bromwich Albion ka përjashtuar sulmuesin Nicolas Anelka për shkak të shkeljes së kodit të mirësjelljes dhe francezi njoftoi se do të largohet nga klubi. Anelka shkroi në rrjete sociale se do të ndahet me WBA-n pas mosmarrëveshjeve që u krijuan me klubin pas gjestit të tij në duelin me West Hamin në dhjetor që…

Sport

15/03/2014 08:51

West Bromwich Albion ka përjashtuar sulmuesin Nicolas Anelka për shkak të shkeljes së kodit të mirësjelljes dhe francezi njoftoi se do të largohet nga klubi.

Anelka shkroi në rrjete sociale se do të ndahet me WBA-n pas mosmarrëveshjeve që u krijuan me klubin pas gjestit të tij në duelin me West Hamin në dhjetor që u cilësua si ofendues dhe ai u suspendua për pesë ndeshje dhe gjobit me 80 mijë funte nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Klubi e përjashtoi atë në ditën kur ai shpërtheu duke u ankuar publikisht. Klubi i ka dhënë atij 14 ditë kohë për të shkëputur kontratën.

“Pas diskutimeve mes klubit dhe meje, disa kushte të caktuara janë vendosur në mënyrë që unë të rikthehem në grup, të cilat nuk mund ti pranoj. Në mënyrë që të ruaj integritetin tim, kam shkëputur kontratën me West Brom dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkroi Anelka.