‘War Room’ i ndërpren kryesimin filmit ‘Straight Outta Compton’ në Amerikë (Foto)
Top 10 filmat më të shikuar në Amerikë.
ShowBiz
War Room ka arritur të mbledhë më së shumti të holla, duke lënë pas historinë e N.W.A ‘Straight Outta Compton‘ pas kryesimit për tri javë.
‘War Room’, historia që ka të bëjë me besimin ka marrë kryesimin në javën e dytë të shfaqjes, në një vikend që ka dalë të jetë shumë i dobët në Boxoffice, duke marrë 9.3 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.
Premierat e kësaj jave, ‘A walk in the woods‘ dhe ‘The Transporter Refueled‘ nuk kanë mundur ta mposhtin filmin e suksesshëm ‘Straight Outta Compton’, i cili ka fituar 8.7 milionë $, mjaftueshëm për të mbetur në pozitën e dytë.
Në anën tjetër, Jurassic World ka kaluar fitimet prej 1 miliard dollarëve në gjithë botën, duke u bërë filmi i katërt ndonjëherë që ka arritur këtë, pas Titanic, Avatar dhe hitin e këtij viti, Furious 7./Lajmi.net
