Walcott po kthehet
Theo Walcott është i lumtur që shërimi i tij po shkon mirë. Sulmuesi anglez synon të kthehet në fillim të sezonit të ardhshëm, ndërsa 25 vjeçari muajin që vjen do të nis të vrapojë.

Sport
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott thotë se është në rrugë të mirë për t’u kthyer në fushën e blertë, pas kryqëzimit të ligamenteve që e pësoi ën fillim të këtij sezoni.
“Nuk po i bëj presion vetes të jem gati për Botëror apo diçka të tillë. Dua të kthehem sa më shpejtë, natyrisht, por edhe sigurt”, deklaroi fillimisht Walcott për programin zyrtar të Arsenalit.
“Do të mundohem të kthehem për pjesën e hershme të sezonit tjetër. Ky është objektivi, kështu që do të ketë një punë të vështirë gjatë verës dhe gjatë Botërorit”, vazhdoi ai.
Walcott i ishte nënshtruar një operimi në janar, ndërsa synon të nis të vrapojë muajin e ardhshëm.