VV-së nuk i funksionon koalicioni në Vushtrri me Xhafer Tahirin – mposhten keq nga Ferit Idrizi dhe PDK-ja

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka funksionuar fare koalicioni i bujshëm me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Pas procesimit të 100 për qind të rezultateve, Ferit Idrizi i PDK-së në këtë komunë ka arritur të fitoj 14 mijë e 427 vota apo 54.27 për qind, transmeton lajmi.net. Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli që ishte shumë agresiv dhe…

Lajme

09/11/2025 22:28

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka funksionuar fare koalicioni i bujshëm me Xhafer Tahirin në Vushtrri.

Pas procesimit të 100 për qind të rezultateve, Ferit Idrizi i PDK-së në këtë komunë ka arritur të fitoj 14 mijë e 427 vota apo 54.27 për qind, transmeton lajmi.net.

Kandidati i VV-së, Sylejman Meholli që ishte shumë agresiv dhe i zhurmshëm në fushatën para balotazhit ka arritu të fitoj 12 mijë e 158 vota apo 45.73 për qind.

Xhafer Tahiri si kandidat i LDK-së bëri koalicion me VV-në, pa “aminin” e partisë. Qendra e LDK-së e hodhi poshtë këtë koalicion në emër të partisë dhe Tahiri mbeti i vetëm në koalicion me Mehollin.

Ai kishte fituar 6 mijë e 51 vota, por përafërsisht vetëm gjysma shkuan tek Meholli në balotazh./lajmi.net/