VV propozon të shtoj në rend të ditës disa projektligje, PDK kundërshton: Tendencë për me ndërtu agjendë të fushatës

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të shtoj disa projektligje në rendin e ditës së seancën plenare. Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci propozojë që të bëhet plotësimit të rendit të ditës për të shqyrtuar në lexim të parë këto projektligje: Masat e përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në…

Lajme

10/04/2026 11:08

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të shtoj disa projektligje në rendin e ditës së seancën plenare.

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci propozojë që të bëhet plotësimit të rendit të ditës për të shqyrtuar në lexim të parë këto projektligje:

  • Masat e përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg
  • Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
  • Ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontabilitet
  • Projektligjin për shërbimet e pagesave
  • Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
  • Projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore
  • Projektligjin për banim social dhe të përballueshëm
  • Projektligji për shtetësinë e Kosovës
  • Projektligjin për lëndët plasëse
  • Projektligjin për provimin e maturës shtetërore

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha se partia e tij kundërshton që këto projektligje të trajtohen jashtë procedurave të rendit të ditës.

“PDK e konsideron që këto propozime të projektligjeve nuk janë asnjë urgjente dhe kështu nuk e mbështet asnjë që të mundësohet të trajtohet jashtë procedurave të rendit të ditës. Kjo është vetëm një tendencë dhe një qasje e qeverisë që me ndërtu agjendë të fushatës zgjedhore, e jo me i trajtu me seriozitet temat që janë kaq shumë të rëndësishme, për shkak që edhe duhet kohë edhe duhet trajtohet në procedurë të rregullt në mënyrë që të trajtohen në aspektin profesional dhe të ketë debate dhe analizë të mirëfilltë për secilën prej këtyre”, u shpreh ai./lajmi.net/