VV propozon Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Hekuran Muratin për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ministrja në detyrë e Jashtme, Donika Gervalla, doli para mediave dhe në emër të koalicionit zyrtarizoi kandidaturën e Muratit për këtë post. Gervalla theksoi se Murati është kandidati i përbashkët i koalicionit dhe shpreson që të ketë mbështetje për ta avancuar…

Lajme

22/08/2025 11:26

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Hekuran Muratin për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja në detyrë e Jashtme, Donika Gervalla, doli para mediave dhe në emër të koalicionit zyrtarizoi kandidaturën e Muratit për këtë post.

Gervalla theksoi se Murati është kandidati i përbashkët i koalicionit dhe shpreson që të ketë mbështetje për ta avancuar procesin e funksionalizimit të institucioneve.