VV lëshon pe, rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë, e propozuar nga PDK, vendoset në rendin e ditës menjëherë para pyetjeve parlamentare
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që “Propozim-Rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999” të trajtohet dhe të hidhet në votim pas pikës së pyetjeve parlamentare. Ky vendim është marrë me 85 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, duke…
Lajme
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që “Propozim-Rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999” të trajtohet dhe të hidhet në votim pas pikës së pyetjeve parlamentare.
Ky vendim është marrë me 85 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, duke marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, transmeton lajmi.net.
Paraprakisht, në sallë është diskutuar edhe për renditjen e pikave të tjera të rendit të ditës, përfshirë edhe kërkesa të grupeve parlamentare lidhur me rezoluta të ndryshme.
Po ashtu, është miratuar edhe një propozim tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka marrë 81 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë me shqyrtimin e pikave të tjera të parapara në agjendë./lajmi.net/