VV e mohon se e kanë bllokuar Përparim Ramën: Trillime, akuza boshe!

Lëvizja Vetëvendosje – Dega Prishtinë ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, duke e akuzuar atë se po fsheh dështimet e veta përmes “trillimeve dhe akuzave boshe”. VV thotë se, ndonëse janë opozitë në Prishtinë, Rama po përpiqet t’ua atribuojë atyre bllokimet në ndërmarrjet publike, përfshirë “Pastrimin”, të cilin VV thekson se…

Lajme

27/11/2025 21:27

Lëvizja Vetëvendosje – Dega Prishtinë ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama, duke e akuzuar atë se po fsheh dështimet e veta përmes “trillimeve dhe akuzave boshe”.

VV thotë se, ndonëse janë opozitë në Prishtinë, Rama po përpiqet t’ua atribuojë atyre bllokimet në ndërmarrjet publike, përfshirë “Pastrimin”, të cilin VV thekson se e menaxhon PDK, ndërsa shumicën në Asamble, sipas tyre, e kanë pasur PDK dhe LDK, transmeton lajmi.net.

Sipas Vetëvendosjes, pretendimi se asamblistët e saj kanë bllokuar ndërmarrjet është “absurd”, ndërsa kujtojnë se në fushatë vetë Rama kritikonte PDK-në për menaxhimin e “Pastrimit”, por tani, pas bashkëpunimit të tyre, po e drejton akuzën kah VV.

VV thotë se ka kundërshtuar “tentativat e Përparimit për ta fundosur ‘Pastrimin’” dhe pretendon se punëtorët e ndërmarrjes këtë e dinë më së miri. Ajo shton se ka larguar individë që e shohin politikën si përfitim personal, duke vepruar vetëm brenda fuqisë që u kanë dhënë qytetarët.

Në reagim thuhet se “narrativa e Ramës për bllokadën e buxhetit ka rënë”, dhe se përgjegjës për kaosin dhe dështimet në qytet është vet kryetari. VV paralajmëron se do të ketë ballafaqime të tjera, duke e akuzuar Ramën se ka plane të dëmshme për Prishtinën./lajmi.net/