Vushtrri: Babai e aksidenton për vdekje vajzën 2 vjeçare
Një vajzë rreth moshës dy vjeçare e ka humbur jetën në një aksident me veturë që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë.
Lajme
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për se ngjarja tragjike ka ndodhur në momentet kur babai i viktimës duke dalë me makinë nga garazha e shtëpisë e ka aksidentuar rëndë vajzën e tij, ku për pasojë fëmija e ka humbur jetën nga plagët e marra.
Zahiti theksoi më tej se me rastin në fjalë është duke u marrë hetuesia, njofton Klan Kosova.