Vulin sërish kërcënon hapur: S’kemi nevojë për Rusinë të kthehemi në Kosovë, mjaftojnë serbët

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin ka kërcënuar sërish Kosovën.

Lajme

03/11/2021 11:21

Vulin i është përgjigjur ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha se “presidenti serb dhe Vulin janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës”.

Duke e mohuar këtë, Vulin tha se “nëse Beogradi dëshiron të kthehet me forcë në ‘krahinë’, nuk do të ketë nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por vetëm për serbët e lindur atje”.

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur atje”.