Vuçiqi viziton Shqipërinë më 28 e 29 maj

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se do të vizitojë Tiranën më 28 dhe 29 maj dhe se me Serbia do të paraqitet bashkë me Shqipërinë “me projekte të përbashkëta karshi Brukselit”.

Lajme

12/02/2015 17:26

Vuçiq ka theksuar se qeveria e tij më 16 shkurt do të mbajë një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë dhe më 22 shkurt me atë të Sllovenisë, të gjitha në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Duke folur për dialogun në Bruksel me palën kosovare, ai tha se ka lozur më së miri që është e mundur me letrat që janë të këqija dhe që moti janë ndarë.

Ai ka shtuar se bisedimet kanë qenë të vështira, por që delegacioni serb ka humbur më së paku për popullin e vet dhe se ka fituar më së shumti që ka qenë e mundur.

Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e fundit për gjyqësorin në Bruksel, ai ka thënë se çështje kyç është se a do të ketë Serbia mjaft njerëz profesionistë. Gjitashu problem është edhe çështja e pagave, por kjo do të zgjidhet më vonë”, ka thënë ai.

“Unë iu kamm thënë atyre në Bruksel atë që kam pasur t’iu them, nuk do t’i lusim për asgjë. Në qoftë se mendojnë që Serbia nuk ka bërë mjaft, le të na thonë”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjen se kur pret hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. “Nuk do të përkulemi. Unë për Serbinë do të bëja gjithçka, por për kapitujt jo”, ka përfunduar ai.